60 milionëshi nga qeveria/ A përfitojnë bizneset që i regjistruan punëtorët gjatë pandemisë?

60 milionëshi nga qeveria/ A përfitojnë bizneset që i regjistruan punëtorët gjatë pandemisë?

10:13, 08/10/2020 Nga Dardan Gashi

Bizneset kosovare, të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë me COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike i Qeverisë së Kosovës me 60 milionë euro.

Në listën e përfituesve të kësaj shume prej 60 milionë eurove janë mbi 90 mijë biznese me mbi 200 mijë punëtorë.

Nga kjo listë e bizneseve, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga një komision ndërministror, do të largohen ndërmarrjet publike dhe bizneset të cilat e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.

Por, a do të jenë përfitues bizneset e reja që u regjistruan në fillim të pandemisë, në kuadër të masës 14 të Pakos Emergjente?

Syri.net Kosova, ka kontaktuar Ministrinë e Financave.

Zëdhëndësi për media, Muharrem Shahini, për Syri.net Kosova, ka thënë se edhe këto biznese do të jenë pjesë e ndihmës financaire.

Të gjitha bizneset që janë regjistruar deri me 30 korrik 2020, poashtu edhe bizneset që i kanë pajisur me kontrata 1 vjeçare punëtorët në kuadër të masës 14 të Pakos Emergjente, do të jenë përfitues nga pako 60 milionëshe.

 

Kujtojmë se masa 14 e Pakos Emergjente, ofroi mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit, në vlerë deri në gjashtë milion (6,000,000.00 €) euro.]

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco