Katër vite nga miratimi i garancisë së parë

Katër vite nga miratimi i garancisë së parë

10:01, 08/10/2020

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, njofton për mbushjen e vitit të katërt nga miratimi i garancive të para kreditore. Përmes garantimit të kredive, Fondi ka ndikuar në përmirësimin e përformancës së NMVM-ve me investimet e bëra nga kreditë e garantuara, por mbi të gjitha, ka ndihmuar zhvillimin e ekonomisë përmes zhvillimit të biznesit, kreativitetit e inovacionit.

Sot, kujtojmë edhe bashkëpunimin me bankën e parë përmes të cilës kemi bërë garantimin e kredive të para katër vite më parë, bankën ProCredit.

“Sukseset dhe rezultatet e arritura nga investimet e klientëve tanë të biznesit në kuadër të FKGK-së, na bëjnë që ta thellojmë këtë bashkëpunim edhe më tëpër në përkrahje të bizneseve me fokus në sektorin e prodhimit dhe agro industrinë si dhe investimet e reja të bizneseve me fokus ekonominë e gjelber, kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Bashkëpunimin me FKGK-në e kemi filluar të parët dhe do ta vazhdojmë me qëllimin e përbashkët për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat japin kontribut thelbësor në ekonominë e vendit””- deklaron ndër të tjerash Eriola Bibolli, drejtoreshë ekzekutive e Bankës ProCredit.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mirëpret bashkëpunimet e ardhshme me institucionet financiare në Kosovë dhe me krenari zë vendin e tij si faktor domethënës në zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco