KE kërkon pavarësimin e Bankës Qendrore të Kosovës

KE kërkon pavarësimin e Bankës Qendrore të Kosovës

09:30, 08/10/2020

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur përfundimet e nxjerra në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2019, i cili njeh angazhimin dhe reformat e ndërmarra në sektorin financiar dhe po ashtu ofron rekomandime për avancime të mëtejme.


Raporti thekson progresin që BQK-ja ka bërë në fushën kërkesave të kapitalit dhe menaxhimit të riskut të bankave pas hyrjes në fuqi të rregulloreve mbi mjaftueshmërinë e kapitalit dhe raportin e leverazhit, të cilat janë në linjë me kornizën Basel III.

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit konsiderohet si i qëndrueshëm dhe mjaft mbi minimumin e kërkuar rregullator prej 12%. Në anën tjetër, raporti thekson nevojën e themelimit të autoritetit të pavarur të rimëkëmbjes dhe përmbylljes, si dhe amandamentimin e Ligjit të bankave për t’ia përcaktuar këtë mandat Bankës Qendrore dhe për të siguruar pavarësi funksionale të këtij autoriteti.


Raporti i KE-së vlerëson masat e ndërmarra nga BQK-ja për fuqizimin e transparencës së çmimeve të kreditimit ndaj konsumatorëve. Që nga viti 2019, të gjitha institucionet kreditore duhet të përdorin formularin standard evropian të informacionit kreditor për konsumatorët për aplikimet për kredi, në mënyrë që të sigurohet shpalosja adekuate e informacionit kreditor, thuhet në njoftimin e BQK-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco