E nisëm para Maqedonisë, tani Kosova është tre pako prapa

E nisëm para Maqedonisë, tani Kosova është tre pako prapa

21:02, 07/10/2020

Në fillim të pandemisë, qeveria e Kosovës ndërhyri për të ndihmuar ekonominë me një pako emergjente fiskale që kishte vlerë sa dy pakot e para emergjente të qeverisë së Maqedonisë së bashku, shkruan Blendi Hasaj nga GAP.

"Kurse sot, shtatë muaj nga fillimi i pandemisë:
-  Qeveria e Maqedonisë i ka të realizuara tri pako fiskale, duke injektuar mbi 550 milionë euro në ekonominë e saj. Para një jave ajo aprovoi edhe pakon e katërt me vlerë prej 470 milionë euro, ku zbatimi i saj fillon menjëherë;
- Qeveria (e re) e Kosovës ende mbetet në fazën e realizimit të pakos emergjente fiskale, që ishte dizajnuar dhe më pas implementuar deri në një masë nga qeveria e kaluar. Këto ditë ajo i ndau 87 milionë eurot e para për fillimin e zbatimit të pakos së dytë („rimëkëmbjes“).", ka shkruar Hasaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco