Rritja e pagave/ Meta: Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen

Rritja e pagave/ Meta: Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen

17:47, 07/10/2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta të mërkurën është shprehur se është fatkeqësi që kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen, pasi fondi i pagave nuk është një tregues për rritjen e pagës.

Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%”, shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.

Presidenti, duke iu drejtuar kryeministrit Rama, thekson se sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror për vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht 11.6%.

Sipas tij, krejt ndryshe nga tremujori i dytë i vitit 2020, ku paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%.

“Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020”, shkruan Presidenti.

Ndërsa, thekson se qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco