Skandaloze/Shteti i kap në flagrancë duke mashtruar ETC-në, Viva Fresh-in dhe Interex-in

Skandaloze/Shteti i kap në flagrancë duke mashtruar ETC-në, Viva Fresh-in dhe Interex-in

17:38, 07/10/2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznese për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore, shkruan Syri.net Kosova

Por, ministri Krasniqi ka thënë se gjatë këtyre inspektimeve janë gjetur mashtrime në deklaracionin e produktit, me ç’rast edhe janë marrë masa ndaj marketeve.

E merret vesh nga burime brenda Ministrisë, se tri marketet që u kapën duke mashtruar janë ETC, Viva Fresh dhe Interex, shkruan Reporteri.net

“Kemi gjetur produkte me përshkrimin djathë, e që në fakt përmbajtja e tyre është bimore. Dhe në këtë rast, inspektorët kanë obliguar marketet që t’i largojnë këto produkte të cilat janë të vendosura në mënyrë mashtruese”,  ka thënë Krasniqi për gjetjet në këto tri markete.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që marketet kapen duke mashtruar. 

Edhe më herët, Inspektorati kishte gjetur shkelje me çmime dhe probleme të tjera.

Në tri markete të mëdha konfiskohet një sasi e djathit Prishtinë, 07/10/2020 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel...

Posted by Ministria e Tregtisë dhe Industrisë on Wednesday, October 7, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco