Raporti i zymtë i Bankës Botërore/ Muço në SYRI TV: Qeveria nuk mori masa! Nuk u prek as 1 % e GDP-së

Raporti i zymtë i Bankës Botërore/ Muço në SYRI TV: Qeveria nuk mori masa! Nuk u prek as 1 % e GDP-së

17:23, 07/10/2020

I ftuar në studion e SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko, eksperti i ekonomisë Klodan Muço ka komentuar raportin e zymtë të Bankës Botërore, ku 41.5%  e pupullsisë zhytet në varfëri dhe rënia ekonomike në 2020 do jetë -8.4%.  

Eksperti i ekonomisë Muço tha se rritja e rënies së parashikuar nga Banka Botërore, varjon nga -7.5 % në një shifër më të lartë -8.4%, si pasojë e mungesës së masave adekuate në këtë periudhë nga ana e qeverisë.

Sipas Muços, ‘Shqipëria dhe Mali I Zi dy vendet me rënien më të lartë në rajon nga pasojat e pandemisë’.

‘Jemi në periudhë pandemie globale ku të gjithë vendet janë prekur nga rënia ekonomike. Masat e mara ishin inadeguate, 650 mln euro në muaj ishte kosto e mbylljes së vendit, ku për dy muaj afërsisht 1.3 mld euro. Rama u mburr me disa paga, ku këto nuk prekën as 1 % te GDP. Ne as sa vendet e rajonit nuk e realizuam, ku Kosova ishte 3.2 % e GDP’, ka theksuar Muço.

‘Te ne mendohet për infrastrukturë publike, kur jemi në mes të pandemisë. Është rishikuar buxheti por nuk është reflektuar te problemet reale’.

Raporti i Bankës Botërore, ku 41.5 % e shqiptarëvë zhyten në varfëri nga humbja e vendit të punës, eksperti u shpreh se ky numër është më i lartë.

‘Kemi mbi 30 mijë që nuk janë të deklaruar. Biznesi është prekur shumë nga pandemia, ku cdo ditë ka një numër të lartë që mbyllen’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco