Gjyqësori ndihmon bankat për nënshkrimin elektronik

Gjyqësori ndihmon bankat për nënshkrimin elektronik

15:20, 07/10/2020

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Skender Çoçaj, priti sot në takim drejtorin e Shoqatës së bankave, Petrit Balija, drejtoreshën ekzekutive të bankës Procredit Bank, Eriola Bibolli dhe Ardian Kadrijaj nga banka NLB.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth përdorimit të nënshkrimit elektronik nga bizneset në Kosovë si dhe zbatimi në praktikë i Ligjit për Shërbimet e Shoqërisë Informatike dhe përdorimi i nënshkrimit elektronik sipas këtij ligji nga sektori bankar si dhe çështja e prapësimit.

Drejtori Balija, informoi kryesuesin Çoçaj me problemet praktike dhe çështjet e ndryshme që ndërlidhen me sistemin bankar në Kosovë.

Kryesuesi Çoçaj tha se, duke e respektuar ligjin dhe pavarësinë e gjyqësorit, Këshilli në bashkëpunim me gjykatat e Kosovës do të filloi ta trajtojë këtë çështje me qëllim të zgjedhjes sa më të mirë të mundshme për sistemin bankar.

 Çoçaj, shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e KGjK-së për të rritur bashkëpunimin me Shoqatën e Bankave të Kosovës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve bankare sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco