Bizneset e Klinës do të punojnë edhe të dielave

Bizneset e Klinës do të punojnë edhe të dielave

14:52, 07/10/2020

Kuvendi i Komunës sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, z. Fadil Gashi, nënkryetari i Komunës, z. Besim Hoti, drejtorë të drejtorive, asamblistë dhe përfaqësues të mediave.

Kjo seancë e jashtëzakonshme pati vetëm një pikë të rendit të ditës

 Shmangia nga dispozitat e rregullores nr. 06-6095/2011m për orarin e punës së bizneseve, rregullore e cila ndalon punën e disa bizneseve.

Anëtarët e Kuvendit miratuan kërkesën, e cila iu lejon bizneseve të punojnë ditën e diele.

Ky vendim është i përkohshëm dhe do të vlejë deri në miratimin e rregullores së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco