Komuna e Kamenicës anulon tenderin e dyshimtë për furnizim me oksigjen

Komuna e Kamenicës anulon tenderin e dyshimtë për furnizim me oksigjen

12:58, 07/10/2020

Javën e kaluar ishte raportuar sese Komuna e Kamenicës kishte nënshkruar kontratë për furnizim me oksigjen për pacientë, me një kompani që merret vetëm me prodhimin e oksigjenit e llojeve të tjera të gazit industrial.

E Komuna, pas raportimeve ka anuluar tenderin për furnizim me oksigjen.

Komuna e Kamenicës, ka njoftuar se tenderi është anuluar pasi e ka kuptuar që kompania e cila ka fituar tenderin, nuk ka leje për oksigjen mjekësor.

“Për shkak të mungesës së informacionit nga A.K. se O.E. i propozuar për nënshkrim të kontratës nuk posedon Licencë për tregtimin e Oksigjenit për nevoja mjekësore, AK vendosi të anulojë këtë Njoftim për dhënie të kontratës”, thuhet në njoftimin për anulimin e tenderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco