Ndërtimi i spitalit në Prizren/ Kompania e ministrit Kuçi 'shpërblehet' me kontratë milionëshe

Ndërtimi i spitalit në Prizren/ Kompania e ministrit Kuçi 'shpërblehet' me kontratë milionëshe

11:02, 07/10/2020

Kompania e Blerim Kuçit, ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë Hoti, është shpërblyer me një kontratë publike në vlerë prej rreth pesë milionë eurosh.

Të martën e 6 tetorit, kompania Hidroterm” Sh.P.K, e cila merret me ndërtim, ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e një spitali në Prizren.

“Hidroterm” Sh.P.K., aksionet e së cilës i posedon ministri Blerim Kuçi, ka fituar tenderin publik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) për “ndërtimin e objektit spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren”. Vlera e kontratës kap shifrën e 4 milionë e 900 mijë eurove.

Përmbyllja e kësaj procedure prokurimi i mori më shumë se një vit kohë ShSKUK-së.

Përgjatë procesit, në një njoftim për dhënie kontrate gjatë këtij viti, ShSKUK-ja kishte rekomanduar për kontratë një kompani tjetër që ka konkurruar për këtë kontratë.

Pas ankesave pranë Komisonit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania e cila më parë ishte rekomanduar për kontratë është cilësuar si e papërgjegjshme.

Në përfundim, autoriteti kontraktues e shpalli fituese kompaninë e shefit të Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas të dhënave publike, kompania “Hidroterm” Sh.P.K. e ministrit Blerim Kuçi, është regjistruar në vitin 2003.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) figuron baza e firmës ndodhet në Suharekë, vendi i origjinës së Blerim Kuçit. Bazuar në këto të dhëna, kapitali i përgjishthëm i kompanisë është rreth 500 mijë euro.

Emrat e Blerim Kuçit dhe kompanisë së tij “Hidroterm” Sh.P.K, janë ndërlidhur edhe në të kaluarën me tenderët publikë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco