Alarmon BB/ Ekonomitë e reja në Evropë pritet të tkurren me 4,4 për qind

Alarmon BB/ Ekonomitë e reja në Evropë pritet të tkurren me 4,4 për qind

09:27, 07/10/2020

Ekonomitë e reja dhe në zhvillim të rajonit Evropë dhe Azi Qendrore pritet të tkurren me 4,4 për qind këtë vit.

Kështu thotë raporti i fundit i Bankës Botërore për këtë rajon.

Sipas këtij raporti, ky do të jetë recesioni më i rëndë pas krizës botërore financiare të vitit 2008.

"Rritja ekonomike pritet të rifillojë në vitin 2021, me një shkallë që shkon nga 1,1 për qind deri në 3,3 për qind.Ritmi i rimëkëmbjes varet nga kohëzgjatja e pandemisë së COVID-19, nga gatishmëria dhe shpërndarja e një vaksine dhe nga shkalla e përmirësimit të tregtisë dhe investimeve globale. Për pasojë, rritja në këtë rajon mund të jetë edhe më e dobët nga sa pritet nëse përkeqësohet pandemia" thuhet në raport.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco