Guardia di Finanza zbarkon në zyrën e Bajramit

Guardia di Finanza zbarkon në zyrën e Bajramit

19:56, 06/10/2020

Sot kam pritur në takim delegacionin italian të Guardia di Finanza, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore dhe Gjeneral Brigade Cosimo Di Gesu.

Kështu ka njoftuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, shkruan Syri.net Kosova.

"Bashkëbiseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe institucioneve italiane në fushën e luftimit të ekonomisë jo-formale, evazionit fiskal, luftimit të kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale që dëmtojnë financat publike. 

Njoftova delagacionin italian rreth punës së Ministrisë dhe institucioneve tjera qeveritare të Kosovës në luftimin e aktiviteteve ilegale që dëmtojnë buxhetin e shtetit. 

Në këtë drejtim fola për implementimin e Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare si dhe mirëprita gatishmërinë e palës italiane që të mbështesë Kosovën në rritjen e efikasitetit për të luftuar aktivitetet ilegale që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. ", ka shkruar Bajrami në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot kam pritur në takim delegacionin italian të Guardia di Finanza, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore dhe...

Posted by Hykmete N. Bajrami on Tuesday, October 6, 2020
bsp;

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco