Lansohet platforma AgroSoft nga Fondi për Garanci Kreditore

Lansohet platforma AgroSoft nga Fondi për Garanci Kreditore

21:06, 05/10/2020

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me  Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), lansuan platformën AgroSoft, projekt ky i mbështetur nga Banka Gjermane Zhvillimore (KfW).

Platforma virtuale AgroSoft do t’i ndihmojë Institucionet Financiare në analizë sa më të saktë gjatë financimit bujqësor. Kjo platformë e lehtë për tu përdorur, dinamike dhe e qasshme nga pajisje të ndryshme elektronike (desktop, laptop, tablet apo smartphone), si dhe e përditësuar nga MBPZHR me të dhënat më të reja, do t’ju mundësojë Institucioneve Financiare dhe palëve tjera relevante që të zvogëlojnë hendekun e asimetrisë së informacionit në mes të fermerit, institucionit financiar dhe tregut.

Kjo ngjarje shënon një moment të rradhës për  Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para së gjithash mbështetjen e kreditimit në sektorin e agrobiznesit, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm për krijimin e vlerës së shtuar në ekonomi, për zëvendësimin e importeve dhe për rritjen e aftësive eksportuese të agrobizneseve vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco