10 milionë përfundojnë në xhirollogaritë e komunave

10 milionë përfundojnë në xhirollogaritë e komunave

19:30, 05/10/2020

Ministria e Pushtetit Lokal sipas obligimeve nga  vendimi  Nr.11/30, për aprovimin e kritereve për mbështetje financiare për komuna për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19  në bashkërendim me Kryeministrin, ministrat e MPL, MSH, dhe MF me kryetarët e komunave, me qëllim që të adresojë shqetësimet e komunave të vogla, si dhe të komunave në përgjithësi, ka përgatitur raportin vlerësues për ndarjen e fondeve për rimëkëmbjen ekonomike sipas kritereve.

Mjetet e ndara në vlerën prej  10,000,000.00€, sipas kritereve të  aprovuara nga qeveria, janë transferuar sot drejtpërdrejt  në buxhetin  e komunave përkatëse, sipas planit të alokimit të mjeteve nga komuna dhe Ministria e Financave. 

Nga sot mjetet e ndara  janë në dispozicion të komunave për rimëkëmbje ekonomike nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco