Hoti takohet virtualisht me BERZH-in: Ka disa fjalë për avancimin e bashkëpunimit

Hoti takohet virtualisht me BERZH-in: Ka disa fjalë për avancimin e bashkëpunimit

18:31, 05/10/2020

Bashkë me zëvendësministri e Financave, Agim Krasniqi, zhvilluam sot një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe avancimin e mëtejmë të tij.

Kështu ka njoftuar kryeministri Avdullah Hoti përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Syri.net Kosova.

"Prioritet i Qeverisë mbete parandalimi dhe menaxhimi i situatës së krijuar me pandeminë COVID–19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike dhe për hapat e ndërmarrë nga institucionet e vendit në përmirësimin dhe krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes.", ka shkruar Hoti.

Sipas ttij, BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, ngaqë përkrahja dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme në realizimin e projekteve tona zhvillimore është një storie suksesi, ndaj u jemi tepër mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Postimi i plotë:

 

BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë. Bashkë me zëvendësministri e Financave, Agim Krasniqi,...

Posted by Avdullah Hoti on Monday, October 5, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco