Kuvendi i Odës së Farmacistëve pezullon taksën për vonesat

Kuvendi i Odës së Farmacistëve pezullon taksën për vonesat

13:42, 05/10/2020

Pas propozimit të Këshillit Drejtues, Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës, ka rishqyrtuar vendimin numër 42 të datës 29/06/2019 dhe ka vendosur pezullimin e taksës per vonesat në përmabajtjene e afateve për anëtarësim për vitin 2020 .

Vendimi në fjalë është marrë duke marrë parasysh gjendjen e pandemisë por edhe gjendjen e përgjithshme në sektorin farmaceutik me ç’rast strukturat drejtuese të OFK (Këshilli Drejtues dhe Kuvendi i OFK) pasi morën parasysh të gjitha këto rrethana edhe morën vendimin në fjalë.

Të gjithë kolegët të cilët kanë bërë tashmë pagesa të tilla, ato do llogariten si pjesë e pagesës për vitin vijues të anëtarësimit. 

Gjithashtu ju rikujtojmë se për të gjitha rastet e rënda që nuk kanë asnjë mundësi të kryejnë obligimet ndaj OFK, ekziston fondi i solidaritetit në të cilin mund të aplikoni për ndihmë nga OFK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco