MKRS certifikon edhe 165 ndërmarrës të rinj

MKRS certifikon edhe 165 ndërmarrës të rinj

12:49, 05/10/2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka certifikuar 165 ndërmarrës të rinj nga komuna e Prishtinës.

 

Ajo tha se përmes këtij projekti i cili ka shtrirje në gjithë Kosovën po u mundësohet të rinjve të trajnohen në aspektin e krijimit të planeve për bizneset e tyre me të cilat mund të fitojnë grante në ministrinë e Kulturës.

“Sot 165 të rinj janë certifikuar ky është numri në komunën e Prishtinës, pra pjesëmarrja nga komuna e Prishtinës. Ky është program mjaftë domethënës sidomos për të rinjtë sepse dalin ndërmarrës të rinj. Ne këtë projekt e kemi në gjithë Kosovën, në 29 komuna. Dhe ka qenë numri i paraparë 400 ndërmarrës të rinj, por kërkesa ka qenë shumë e madhe dhe ne po përfundojmë me 1255 certifikime dhe këta të rinj tash do e hartojnë planin e biznesit dhe do vijnë në ministri të konkurrojnë për grantin dhe do fillojnë punën e tyre. Unë si ministre dhe qeveria Hoti e ka objektiv rininë dhe do ta rrisim buxhetin sidomos në këtë programin e ndërmarrësisë sepse kjo direkt ndikon në zhvillimin ekonomik”, tha ajo.

Kurse, Besnik Krasniqi nga “BSC Kosovo”, ka dhënë detaje rreth këtij trajnim 10 ditor i cili është mundësua falas për të rinjtë kosovar.

 

“Trajnimi ka qenë mjaftë intensiv, ka qenë 10 ditor dhe bazohet kryesisht në zhvillimin e shkathtësive praktike në përpilim të planit të biznesit menaxhimin financiar si dhe pjesa apo komponenta e markentingut digjital dhe ka qenë një mjedis mjaftë inkurajues. Ka qenë kënaqi me punua në këtë mjedis të të rinjve që janë optimistë dhe kanë ide kreative”, tha Kraniqi.

Gjatë kësaj cermonie u nderua me një mirënjohje edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumshi.

Projekti “Ndërmarrësi dhe Marketing Digjital”, është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco