Ambasada Gjermane: Ky është një moment historik për Kosovën

Ambasada Gjermane: Ky është një moment historik për Kosovën

11:25, 05/10/2020

Ambasada Gjermane  ka përgëzuar KOSTT-in dhe Qeverinë e  Kosovës për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lidhjes me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit (ENTSO-E) me KOSTT.

Ambasada përmes një shkrimi në Facebook, vlerson se ky është një moment historik për Kosovën dhe për bashkëpunimin rajonal.

"Ne së bashku besojmë në përfitimin e bashkëpunimit tonë për stabilitetin rajonal dhe jemi të bindur se Marrëveshja e Lidhjes me ENTSO-E është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik në rajon. Qytetarët kosovarë të të gjitha komuniteteve do të përfitojnë në fund" thuhet në njoftim.

Tutje, ambasada thekson se përtej stabilizimit të mëtejshëm të rrjetit evropian të energjisë, një rezultat shumë i rëndësishëm i vendimit të fundit do të jetë funksionalizimi i linjës së energjisë 400 kV midis Kosovës dhe Shqipërisë që është financuar nga bashkëpunimi financiar gjerman me më shumë se 75 milion Euro.

"Është një sukses i madh që ky projekt tani mund të lëshojë potencialin e tij të plotë për sektorin e energjisë në rajon.Në përgjithësi, qeveria gjermane dhe organizata e saj zbatuese KfW kanë investuar afër 100 milion Euro në shtrirjen dhe modernizimin e rrjetit kosovar të transmetimit të energjisë elektrike. Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë kompetent dhe të përkushtuar në KOSTT" thuhet tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco