Kosovarëve iu mbahet 'sekret' gjendja e borxhit publik

Kosovarëve iu mbahet 'sekret' gjendja e borxhit publik

11:09, 05/10/2020

Në mbledhjen e 14 gushtit Qeveria e Kosovës kishte miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare.

Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. “Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Por që nga ajo kohë, kosovarët nuk kanë as edhe një informatë në lidhje me vlerën e borxhit publik.

Kohë më parë, qytetarët e Kosovës, ishin të njoftuar në kohë reale në lidhje me borxhin publik, përmes platformës borxhi-rks.com.

Por një gjë e tillë tanimë është e pamundur të dihet, kjo pasi kjo platformë është jashtë funksionit.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco