AKB-ja marrëveshjet Kosovë Shqipëri, i quan marrëveshje që rrënojnë kufirin

AKB-ja marrëveshjet Kosovë Shqipëri, i quan marrëveshje që rrënojnë kufirin

14:52, 03/10/2020

Aleanca e Bizneseve e vlerëson se 13 marrëveshjet  protakolare e  memorandumet e nënshkruara dje në mes dy qeverive e qojnë numrin në rreth 70 dokumente që kanë nënshkruar  Kosova dhe Shqipëria nga fillimi.

Kryetari Agim Shahini, tha se jo të gjitha janë në zbatim e sipër, por do i veçoj tri që i japin fuqinë ekonomisë kombëtare.

Ai përmendi atë të linjës hekurudhore, energjetike  dhe Porti i Durrësit në shfrytëzim të Kosovës.

Sipas tij marrëveshjet dhe deklarimet e fundit  të krerëve ekekutiv shtetëror, i japin shpres qytetarëve, bizneseve, arsimit, kulturës e sportit se lëvizja e lirë e njerëzve e kapitalit dhe mallrave do liberalizohet deri në masën e heqjes së kufirit padrejtësisht të vendosur në mes të një kombi.

"Kjo është njëra nga hapat më të guximeshëm që pas rrënimit të Murit të Berlinit, por kush do të ketë këtë fatë nga liderët të hyjnë në histori", tha Shahini.
 
Kreu i AKB-së shtoi se pritet të shofim se kush ka më shumë guxim e ndjenja patriotike për njër veprim të tillë mbar shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco