KEDS-i, premton rrymë gjatë dimrit

KEDS-i, premton rrymë gjatë dimrit

13:36, 03/10/2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Avdullah Hoti ka pritur kryeshefin ekzekutiv të KEDS,  Alper Erbas. 

Gjatë këtij takimi Erbas e ka njoftuar kryeministrin Hoti për zhvillimet e fundit në sektorët e distribumit dhe furnizimit me energji elektrike në vend, të arriturat, investimet e vazhdueshme që KEDS po i bën në tërë Kosovën si dhe sfidat qe kompania po kalon gjatë kësaj përiudhe të pandemisë.

"Ne jemi gjatë gjithë kohës të mobilizuar në kohën e pandemisë. Kemi ndërmarrë menjëherë të gjitha masat dhe kemi vepruar konform tyre", ka thënë Erbas. 

Ai e ka njoftuar kryeministrin Hoti edhe për përgatitjet për dimër. 

"Sa i përket rrjetit distributiv dhe furnizimit ne kemi bërë përgatitjet maksimale që të përballohet sa më lehtë dimri. Kemi investuar në vazhdimësi, sikurse kemi bërë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e rrjetit që të përballojë kërkesat për energji elektrike".  

Kryeministri Hoti, u shpreh i gatshëm që aty ku kërkohet bashkërendimi i punëve nga ana e Qeverisë, do të ofrohet pa hezitim. 

 Erbas falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin energjetik si dhe për koordinimin e duhur në mbarëvajtjen e proceseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco