Kurti ankohet në FMN për Qeverinë Hoti

Kurti ankohet në FMN për Qeverinë Hoti

10:23, 03/10/2020

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka biseduar virtualisht me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se në këtë takim virtual, kryetari i partisë e ka njoftuar FMN’në për problemet e pakos për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë Hoti.

“U fol edhe për problemet që sipas Lëvizjes sonë përcjellin pakon e rimëkëmbjes ekonomike të përgatitur nga Qeveria jolegjitime, të cilat edhe po e pamundësojnë kalimin e saj në kuvend”, thuhet në njoftim.

Tutje Kurti ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po trajtohet trusti pensional.

“Sidomos u veçuan parregullsitë e shumta që e shoqërojnë trajtimin që i bën qeveria jolegjitime trustit pensional të vendit si dhe të hyrave të grumbulluara nga procesi i privatizimit”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin, Besnik Bislimi dje u takuan virtualisht me ekipin...

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, 3 October 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco