Edhe pse pandemi, kjo kompani publike inkason mbi 1.2 milionë euro

Edhe pse pandemi, kjo kompani publike inkason mbi 1.2 milionë euro

19:26, 02/10/2020

Sot, para anëtarëve të Kuvendit të aksionarëve të KRM UNITETI prezantova raportimin e punës për periudhën 1 janar 2020 - 30 shtator 2020, ku i njoftova për sfidat dhe rezultatet që kemi kaluar si kompani në këtë periudhë, shumica e së cilës është karakterizuar me pandeminë e koronavirusit COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, Gazmend Morina i cili është menaxher i kompanisë në Facebook.

"Gjendje e jashtëzakonshme e shkaktuar si pasojë e COVID-19 shumicën e institucioneve dhe kompanive i ka dëmtuar në aspektin e të hyrave financiare, për dallim prej kompanisë "UNITETI", e cila i ka rritur ndjeshëm të hyrat në raport me periudhën e njëjtë raportuese të vitit të kaluar.
Nga 1 milion e 25 mijë euro sa ishte inkasimi vitin e kaluar për periudhën e njëjtë, këtë vit kemi bërë ngritje të inkasimit në 1 milionë e 228 mijë euro, apo rreth 20% i kemi ngritur të hyrat nga inkasimi. Kujtojmë se edhe viti 2019 ishte karakterizuar me 21% ngritje të inkasimit në krahasim me vitin 2018", ka shkruar Morina.

Postimi i plotë:

Sot, para anëtarëve të Kuvendit të aksionarëve të KRM UNITETI prezantova raportimin e punës për periudhën 1 janar 2020 -...

Posted by Gazmend Morina on Friday, October 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco