Alarmante/ Ja sa vende pune mund t'i humbë Kosova nga pandemia

Alarmante/ Ja sa vende pune mund t'i humbë Kosova nga pandemia

09:44, 02/10/2020

Papunësia vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha që e ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.

Kosova nuk ka një numër të saktë të qytetarëve që kanë humbur vendin e punës gjatë kohës kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19.

Por sipas Odës Ekonomike të Kosovës nëse merren parasysh shifrat e tkurrjes së mundshme ekonomike, deri në 25 mijë vende pune mund të humbin si pasojë e pandemisë.

Kështu bëri të ditur kryetari i OEK Berat Rukiqi për REL, duke folur për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, Rukiqi, tha se vendet e punës nuk krijohen me marrëveshje, por me tërheqje të investitorëve.

“Vendet e punës nuk krijohen as me një marrëveshje, as me një projekt, kjo varet edhe nga ne, aq sa ne do të kemi projekte të tërheqim investime dhe financime të qëndrueshme që pastaj të njëjtat të kthehen në vende pune”, tha Rukiqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco