Donald Trump: ‘Koronavirusi do të zhduket pa një vaksinë, thjeshtë do të ndodhë, ju do ta shikoni’

Donald Trump: ‘Koronavirusi do të zhduket pa një vaksinë, thjeshtë do të ndodhë, ju do ta shikoni’

14:40, 16/09/2020

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se koronavirusi do të zhduket pa vaksinë, kjo do të ndodhë për shkak të ‘mentalitetit të tufës’.

Fjalët e presidentit nuk ishin të qarta nëse ‘mentalitetit të tufës’ i referohej imunitetit të tufës, por ai e përsëriti atë frazë disa herë.

"Do të zhdukej pa vaksinën George", tha ai duke folur me gazetarin e ABC George Stephanopulos. “Me kohën ajo ikën. Dhe do të zhvillohet një mentalitet tufe. Do të zhvillohet tufa dhe kjo do të ndodhë. Kjo do të ndodhë e gjitha. ”-tha presidenti Trump, shkruan Syri.Net.

Analistët e kanë kritikuar gjerësisht fjalën e presidentit duke përmendur se është kjo arsyeja që në SHBA ka 6 milion të infektuar dhe 195 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Po ashtu presidenti ka njoftuar që një vaksinë kundër koronavirusit do të jetë e gatshme për thuajse 3ose 4 javë në vazhdim. Syri.Net / E.S /

 

                                                                                            

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco