Azili privat përfshihet nga flakët, dyshohet për disa të lënduar

Azili privat përfshihet nga flakët, dyshohet për disa të lënduar

08:16, 05/10/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, ku një azil privat është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ali Visha, teksa dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një batanije elektrike.

Mësohet se 3 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë të specializuar mjekësore.

Dyshohet se në orët e vona të natës, aksidentalisht ka marrë flakë një dyshek në dhomën e një të moshuari. Nuk ka pasur dëme të tjera, ndërsa tre të moshuar janë lënduar por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco