VIDEO-FOTO/ Aksident në Vlorë-Fier, makina del nga rruga, shoferja përfundon në kanal, plagoset

20:38, 01/10/2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një makinë ka përfunduar në kanal duke lënë të plagosur shoferen.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë janë në vendin e ngjarjes, pasi ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurën nga automjeti.

Rreth orës 19:15, shtetasja Lejdi Dajana Xhaferaj, duke drejtuar automjetin tip ‘Peugeot’ me targë AB029HX, në aksin rrugor ‘100 Vjetori’, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Drejtuesja po shkon në spital për kontroll, por nuk ka rrezik për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco