Nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në Nepal, humbin jetën të paktën 120 persona

Nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në Nepal, humbin jetën të paktën 120 persona

14:00, 29/09/2024

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal kanë marrë jetën e të paktën 120 njerëzve në të gjithë vendin, kanë raportuar zyrtarët.

Dhjetra të tjerë u zhdukën të dielën pas dy ditësh reshjesh intensive, të cilat kanë përmbytur luginën rreth kryeqytetit Katmandu, transmeton Telegrafi.

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në çati derisa ekipet e shpëtimit kanë dalw në terren me gomone. Mijëra shtëpi pranë lumenjve janë përmbytur dhe shumë autostrada janë bllokuar.

Pavarësisht parashikimit të reshjeve që do të vazhdojnë edhe të martën, të sot ka pasur shenja lehtësimi. Deri më tani, më shumë se 3,000 njerëz janë shpëtuar sipas një zëdhënësi të qeverisë.

Por përmbytjet e shpejta, së bashku me rrëshqitjet e dheut, kanë shkaktuar shumë vdekje. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe një vajzë   katërvjeçare, vdiqën kur një shtëpi u shemb nga një rrëshqitje dheu në qytetin Bhaktapur, në lindje të Katmandu, raportojnë mediat shtetërore.

Dy trupa u hoqën nga një autobus i ‘varrosur’ nga rrëshqitja e dheut në Dhading, në perëndim të Katmandu. Dymbëdhjetë persona, përfshirë shoferin, thuhet se ishin në autobus.

Gjashtë futbollistë humbën jetën gjithashtu nga një rrëshqitje dheu në një qendër stërvitore të operuar nga Shoqata e Futbollit të gjithë Nepalit në Makwanpur, në jugperëndim të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco