Nga shpërthimi i ‘Pagers’ tek vrasja e liderit të Hezbollahut, 13 ditët që ndryshuan situatën në Lindjen e Mesme

Nga shpërthimi i ‘Pagers’ tek vrasja e liderit të Hezbollahut, 13 ditët që ndryshuan situatën në Lindjen e Mesme

11:43, 29/09/2024

Situata në Lindjen e Mesme ka ndryshuar në mënyrë dramatike në dy javët e kaluara, pasi Izraeli i shtoi sulmet e tij kundër grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani, duke vrarë një ditë më parë edhe udhëheqësin e tij afatgjatë, Hassan Nasrallah, raporton BBC, e cila sjell edhe një përmbledhje të ngjarjeve të fundit.

17-18 shtator: Pagers dhe radiolidhjet që i përkisnin anëtarëve të Hezbollahut shpërthejnë në dy valë në të gjithë Libanin, duke vrarë të paktën 37 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Izraeli besohet se është përgjegjës për sulmet.

20 shtator: Izraeli godet një bastion të Hezbollahut në Bejrutin jugor, duke vrarë 55 njerëz, përfshirë një komandant të lartë.

23 shtator: Izraeli fillon një bombardim masiv në Liban, duke synuar atë që thotë se janë 1,300 vende të Hezbollahut në jug, lindje dhe në kryeqytet. Më shumë se 550 njerëz vriten në një ditë të vetme, duke u bërë dita më vdekjeprurëse e konfliktit në dekada.

25-26 shtator: Mes sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban, me disa kundërpërgjigje nga Hezbollahu, liderët botërorë në një samit të OKB-së në Nju Jork kërkojnë ulje të përshkallëzimin. Aleatët izraelitë, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në, formojnë një koalicion prej 12 blloqesh përmes të cilit bëjnë thirrje për një armëpushim të përkohshëm, i cili refuzohet nga Izraeli dhe nuk pranohet nga Hezbollahu. Numri i të vdekurve në Liban shkon në 630 persona.

27 shtator: Netanyahu i drejtohet OKB-së duke u zotuar se do ta “mundë Hezbollahun”. Më vonë atë ditë ai urdhëron vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah duke goditur selinë e grupit në Bejrut. Bombardimi i madh raportohet të premten mbrëma.

28 shtator: Të shtunën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë se kanë vrarë Nasrallah, një fakt i konfirmuar nga Hezbollahu disa orë më vonë. Vrasja e liderit të grupit prej gati 30 vjetësh, një figurë e rëndësishme e rezistencës anti-izraelite në të gjithë rajonin, është një goditje e madhe për mbështetësit e Hezbollahut në Liban dhe për mbështetësin e tij kryesor dhe fuqinë rajonale, Iranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco