Policia në Irlandën e Veriut heq posterat kundër myslimaneve dhe emigrantëve

Policia në Irlandën e Veriut heq posterat kundër myslimaneve dhe emigrantëve

14:24, 26/09/2024

Në Irlandën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar, policia hoqi posterat kundër myslimaneve dhe emigrantëve të varura në shtylla në hapësirën e një blloku ndërtesash, transmeton Anadolu.

Sipas raporteve në mediat e vendit, ministri i Infrastrukturës së Irlandës së Veriut, John O’Dowd i shkroi letër shefit të policisë Jon Boutcher në fillim të muajit, duke kërkuar që policia të hiqte posterat kundër emigrantëve në zonën e Newtownabbey.

Pas kërkesës në fjalë, Policia e Irlandës së Veriut (PSNI), duke marrë parasysh shqetësimet e komunitetit hoqi pankartat e varura në shtyllat në hapësirën e një blloku ndërtesash Rathcoole me mbishkrimet: “Kushdo që lehtëson vendosjen e myslimanëve ose emigrantëve të paligjshëm në zonat tona do të mbajë përgjegjësi”, “Stop imigrantëve të paligjshëm” dhe “Duhet të mbrojmë fëmijët tanë”.

Policia e trajton varjen e posterave si “krim urrejtjeje”

PSNI në një deklaratë për BBC tha se posterat ishin “të papranueshëm”.

Një zëdhënës i PSNI-së deklaroi se posterat në zonë janë hequr dhe se varjen e këtyre posterave e kanë trajtuar si një “krim urrejtjeje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco