Rusia me paralajmërime/ Lavrov: Askush nuk dëshiron luftë bërthamore, por armët janë në gatishmëri

Rusia me paralajmërime/ Lavrov: Askush nuk dëshiron luftë bërthamore, por armët janë në gatishmëri

08:29, 21/09/2024

Megjithatë, Lavrov siguroi se Rusia posedon armë që do të kenë implikime serioze për drejtuesit ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka thënë se Rusia nuk dëshiron ndonjë luftë bërthamore dhe beson se bisedat se kur duhet shtypur butoni i kuq janë të papërshtatshme. Gjithashtu Levrov është shprehur se askush nuk dëshiron një luftë bërthamore. Megjithatë, Lavrov siguroi se Rusia posedon armë që do të kenë implikime serioze për drejtuesit ukrainas.

“Rusia nuk dëshiron ndonjë luftë bërthamore dhe beson se bisedat se kur duhet shtypur butoni i kuq janë të papërshtatshme.  Ne flasim për vija të kuqe, duke pritur që vlerësimet, deklaratat tona të dëgjohen nga njerëz inteligjentë, vendimmarrës.

Nuk është serioze të thuhet se nëse nesër nuk bëni atë që ju kërkoj, do të shtypim butonin e kuq. Jam i bindur se në situata të tilla, vendimmarrësit kanë një ide se për çfarë po flasim. Askush nuk dëshiron një luftë bërthamore. Rusia ka armë të tilla. Ato janë në gatishmëri të plotë luftarake,” tha Levrov. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco