Rusia rrit aktivitetin, amerikanët 'fortifikojnë' Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës

Rusia rrit aktivitetin, amerikanët 'fortifikojnë' Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës

11:51, 20/09/2024

Ushtria amerikane ka dërguar rreth 130 ushtarë dhe disa raketahedhëse në ishullin Shemya pranë Alaskës, për t’iu përgjigjur rritjes së aktivitetit ushtarak rus në afërsi.

Në javët e fundit, Rusia ka vendosur në ujërat pranë Alaskës avionë luftarakë, katër anije dhe dy nëndetëse. Zyrtarisht mjetet janë pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake me Kinën, “Ocean-24”. Edhe pse asnjë nga avionët rusë nuk është futur në hapësirën ajrore amerikane, ata janë afruar së tepërmi.

Ushtarët e vendosur në ishull janë të pajisur me raketahedhëse HIMARS dhe u dërguan aty për të rritur gatishmërinë ushtarake.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirë Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) pikasi avionët rusë në hapësirën ajrore pranë Alaskës që në muajin shtator, ndërsa Roja Bregdetare Amerikane po mban në monitorim anijet ruse, pasi disa anije u futën në ujërat amerikane, për të shmangur blloqet e akullit, një veprim i lejuar sipas ligjeve ndërkombëtare.

Alaska ka qenë dikur pjesë e Perandorisë Ruse, por territori u ble nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mars 1867 për 7,2 milionë dollarë. Territori u bë shtet amerikan më 3 janar 1959. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco