Zyrtari amerikan: Izraeli i shpërtheu para kohe 'bipersat' e Hezbollah, pse u nxitua

Zyrtari amerikan: Izraeli i shpërtheu para kohe 'bipersat' e Hezbollah, pse u nxitua

13:36, 18/09/2024

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni kompleks i Mossad, ku shpërthyen qindra pajisje komunikimi “pagers, ose të njohura ndryshe si “bipers”, të përdorura nga anëtarët e grupit militant Hezbollah në Liban dhe Siri. Si pasojë e sulmit raportohen të jenë vrarë të paktën 9 individë dhe janë plagosur mbi 3 mijë të tjerë, me 500 persona që kanë humbur shikimin.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar për Axios se Izraeli i hodhi para kohe në erë pajisjet e komunikimit nga frika se operacioni sekret do të dekonspirohej nga Hezbollahu.

Një ish-zyrtar izraelit i tha faqes së lajmeve se Izraeli kishte planifikuar të përdorte shpërthimin e “pagers-ave” në rast të një lufte të mundshme me grupin militant.

Benjamin Netanyahu, ministrat dhe IDF vendosën të shpërthejnë pajisjet në vend që të rrezikonin zbulimin e tyre, tha një nga zyrtarët amerikanë, pas raporteve se dy operativë të Hezbollahut ngritën dyshime për to ditët e fundit.

“Ishte një moment përdorimi ose operacioni sekret do të ishte pa vlerë” tha një zyrtar amerikan për Axios.

Rreth 5 mijë pajisje komunikim që mbaheshin në përdorim personal nga eksponentët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht, duke e kthyer Bejrutin në një qytet fantazmë me mijëra të plagosur.

“Pagers-at” janë mjete komunikimi, pararendëse të telefonit, të cilat mund të dërgojnë sinjale dhe mesazhe që janë vështirë të gjurmohen.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë përdorur “pagers-at: si një mjet komunikimi të teknologjisë së ulët në një përpjekje për të shmangur gjurmimin e Mossad.

Pajisjet ishin modifikuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës “në nivelin e prodhimit”, përpara se ato të merreshin nga ushtarët e Hezbollahut në fillim të vitit.

Mossad injektoi brenda pajisjes rreth 3 gramë material shpërthyes dhe që aktivizohet përmes një kodi.

3,000 nga “pagers-at” shpërthyen kur iu dërgua një mesazh i koduar, duke aktivizuar njëkohësisht eksplozivët.

Video nga momenti i shpërthimit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco