Përplasje Maqedoni e Veriut Bullgari, shkak flamuri në takimin mes presidentëve

Përplasje Maqedoni e Veriut Bullgari, shkak flamuri në takimin mes presidentëve

13:18, 18/09/2024

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar për shkak të vizitës së fundit të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Bullgari dhe fotografimit me presidentin bullgar Rumen Radev “vetëm me flamuj bullgarë”. Adisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka thirrur ambasadorin e Republikës së Bullgarisë.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup në takim është shprehur shqetësimi për shkak të devijimit nga protokolli i dakorduar për fotografimin e dy presidentëve dhe është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare.

Për devijimin nga protokolli është ankuar edhe Presidentja, e cila për mediat vendase ka thënë se megjithatë, ka vendosur që të fotografohet dhe të mos shkaktojë skandal.

Lidhur me ngjarjet ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili i ka paralajmëruar edhe një notë proteste ndaj Bullgarisë.

“Kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet të reagohet”, tha Mickoski, duke shtuar se “nëse nuk reagohet, atëherë ai përjashtim do të bëhet praktikë”.

Reagime ka pasur edhe nga opozita maqedonase, e cila kritikoi veprimet e presidentes Siljanovska-Davkova dhe ministrit Mucunski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco