Luftë në ajër Ukrainë-Rusi, raketa e dronë godasin objektivat, ka viktima

Luftë në ajër Ukrainë-Rusi, raketa e dronë godasin objektivat, ka viktima

08:55, 18/09/2024

Luftime të ashpra janë duke vijuar të ndodhin mes forcave ukrainase dhe atyre Ruse. Media ruse Tass raporton se një sulm i madh me dron është arritur të eliminohet teksa kishte si synim të godiste qytetin rus Toropets në rajonin e Kurskut.

Sipas medias ukrainase po sulmonin me 2 raketa dhe 27 dronë, por që u shkatërruan në ajër dhe nuk ka pasur persona të lënduar, shkruan.

 Në anën tjetër, Rusia ka kryer sulme në Zaporizhzhia të Ukrainës duke lënë të vdekur 2 persona dhe 5 të tjerë të plagosur.

Governatori Ivan Fedorov ka konfirmuar sulmet duke thënë se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për t’u ardhur në ndihmë personave që dyshohen se mund të kenë mbetur nën rrënoja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco