‘Plani për fitoren është 90% gati’, Zelensky njofton hapin e radhës ndaj Rusisë

‘Plani për fitoren është 90% gati’, Zelensky njofton hapin e radhës ndaj Rusisë

08:33, 17/09/2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se plani i fitores së vendit të tijkundër Rusisë është 90% gati dhe është gati t’u prezantohet aleatëve të tij. 

“Gjatë ditës, ne mbajtëm takime të ndryshme për të përgatitur Planin tonë të Fitores së Ukrainës. Çdo pikë është e mbushur me substancë të vërtetë, ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike. Janë përfshirë figurat kryesore për çdo fushë. Hapat e nevojshëm për Ukrainën tashmë janë përcaktuar qartë “, tha Zelensky në një video-mesazh të shpërndarë në X.

Sipas tij, këto hapa do t’i japin Ukrainës “pozicionet më të forta të mundshme” për të sjellë paqen.

“Për çdo hap, ne kemi një listë të qartë veprimesh – çfarë saktësisht nevojitet dhe çfarë do të forcojë përpjekjet tona. Nuk ka asgjë të pamundur në këtë plan. Mbi 90% e tij tashmë është përcaktuar,” tha ai.

Presidenti theksoi gjithashtu se kjo “paketë gjithëpërfshirëse” do të sigurojë zhvillimin e duhur të situatës jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë në mbarë botën që vlerësojnë ligjin ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco