Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

11:17, 14/09/2024

NATO mund të kishte bërë më shumë për të armatosur Ukrainën në përpjekje për të parandaluar pushtimin e Rusisë në vitin 2022, tha kreu në largim i aleancës ushtarake perëndimore në një intervistë të lëshuar të shtunën.

“Tani ne i ofrojmë sende ushtarake një lufte – atëherë mund të kishim siguruar sende ushtarake për të parandaluar luftën”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për gazetën javore gjermane FAS.

Stoltenberg vuri në dukje hezitimin e Organzizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ofruar armë që Kivei kishte kërkuar, përpara pushtimit të plotë të Rusisë për shkak të frikës se tensionet me Rusinë do të përshkallëzoheshin.

Pas fillimit të luftës, Kievi, i cili nuk është anëtar i NATO-s, mori një sistem armësh nga aleatët e tij pas hezitimit fillestar.

Stoltenberg, një ish-kryeministër i Norvegjisë, do të tërhiqet në tetor nga roli i tij në NATO, të cilin e mban që nga viti 2014. Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte u shpall në qershor si shefi i ardhshëm i organizatës.

Në intervistë, Stoltenberg tha se fundi i luftës në Ukrainë do të arrihet vetëm në tryezën e bisedimeve.

"Për t'i dhënë fund kësaj lufte do të duhet të ketë përsëri dialog me Rusinë në një fazë të caktuar. Por ai duhet të bazohet në forcën ukrainase," tha ai.

Stoltenberg nuk pranoi të konfirmonte se ai do të merrte detyrën nga diplomati gjerman Christoph Heusgen si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut pas largimit nga NATO. Ai i tha FAS se kishte "shumë opsione" dhe do të banonte në Oslo./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco