‘Dua që lufta në Ukrainë të ndalet’/ Trump sulmon Harris: Nëse ajo zgjidhet presidente, Izraeli nuk do të ekzistojë për…

‘Dua që lufta në Ukrainë të ndalet’/ Trump sulmon Harris: Nëse ajo zgjidhet presidente, Izraeli nuk do të ekzistojë për…

07:57, 11/09/2024

Donald Trump kur u pyet nëse dëshiron që Ukraina të fitojë luftën, ai u përgjigj: Unë dua që lufta të ndalet.

Në debatin presidencial me Kamala Harris, ai foli për koston e luftës së Rusisë në Ukrainë, duke pretenduar se Evropa po paguan shumë më pak në krahasim me SHBA-në.

Ai thotë se i njeh “shumë mirë” edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Trump pyetet se si do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do t’i kthente civilët e mbajtur peng nga Hamasi.

Sa i takon luftës Izrael – Palestinë, ai tha se konflikti “nuk do të kishte nisur kurrë” nëse ai do të ishte ende president.

“Ajo e urren Izraelin. Nëse ajo është presidente, besoj se Izraeli nuk do të ekzistojë për dy vjet nga tani,” thotë ai.

Trump shtoi se Harris gjithashtu “urren popullatën arabe” sepse “i gjithë vendi po hidhet në erë”.

“Unë do ta rregulloj këtë dhe shpejt,” thotë ai, duke shtuar se lufta Rusi-Ukrainë do të përfundojë gjithashtu kur ai të rizgjedhet president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco