'Nëse dëshironi emigrantë, po ua sjellim atje', Orban kërcënon Brukselin

'Nëse dëshironi emigrantë, po ua sjellim atje', Orban kërcënon Brukselin

08:29, 07/09/2024
Qeveria e Hungarisë dha sinjale se e ka seriozisht planin për t’u ofruar azilkërkuesve udhëtim falas drejt Brukselit, një masë që synon të bëjë presion ndaj Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga gjobat e rënda kundër vendit për politikat e tij kufizuese të azilit.

Në një konferencë shtypi në Budapest të premten, sekretari i Shtetit, Bence Retvari pretendoi se Bashkimi Europain donte të detyronte Hungarinë të lejonte “emigrantët e paligjshëm” përtej kufijve të saj, dhe tha se vendi do t’u “ofrojë këtyre emigrantëve të paligjshëm, vullnetarisht, pa pagesë, një udhëtim për në Bruksel”.

Teksa qëndronte para një varg autobusësh pasagjerësh me tabela që lexojnë “Rëzke-Bruksel” – një rrugë që do të çonte emigrantët nga kufiri jugor i Hungarisë me Serbinë në selinë e BE-së në Belgjikë, Retvari thëa se transporti do të kryhet “pas zbatimit të procedurës evropiane ”, por nuk detajoi se çfarë statusi do të kishin azilkërkuesit pas transportimit.

“Nëse Brukseli dëshiron emigrantë të paligjshëm, Brukseli mund t’i marrë ata”, ka thënë ai.

Vendimi i cili i bën jehonë lëvizjeve të ngjashme të ndërmarra më herët nga guvernatorët republikanë të krahut të djathtë në Shtetet e Bashkuara, vjen si përgjigje ndaj një vendimi të qershorit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që urdhëroi Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë euro për shkeljen e vazhdueshme të rregullave të azilit të bllokut, dhe një milion euro shtesë në ditë derisa vendi të përputhet me politikat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco