E kamufluar mes zonës humanitare, Izraeli godet një bazë operacionale të Hamasit

E kamufluar mes zonës humanitare, Izraeli godet një bazë operacionale të Hamasit

12:26, 05/09/2024

Ushtria izraelite njoftoi se të mërkurën se ka arritur të godasë me një sulm të precizionit të lartë një grup terroristësh që operonin në një zonë humanitare në Gaza.

Qendra e kontrollit ishte vendosur në zonën humanitare të Deir al-Balah  dhe përdorej nga organizatat terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në qendër të Rripit të Gazës.

“Qendra e Komandës dhe e Kontrollit përdorej nga terroristët si një infrastrukturë nga e cila ishin planifikuar dhe drejtuar sulmet terroriste kundër trupave të IDF dhe shtetit të Izraelit”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco