Pasagjeri i dehur tentoi të futet dhunshëm në kabinën e avionit që udhëtonte për Greqi, piloti bën ulje emergjente

Pasagjeri i dehur tentoi të futet dhunshëm në kabinën e avionit që udhëtonte për Greqi, piloti bën ulje emergjente

10:27, 05/09/2024

Një pasagjer i dehur krijoi situatë kaotike gjatë një udhëtimi me aeroplan, duke “terrorizuar” pasagjerët e tjerë.

Ai kishte tentuar të futet me forcë në kabinën e pilotëve duke i detyruar ata të bëjnë ulje emergjente.

Aeroplani me numrin U28235 po udhëtonte nga aeroporti Gatwick i Londrës, dhe për destinacion kishte aeroportin Kos të Greqisë.

@charlotte_keen1 Live emergnecy landing to munich #fyp #easyjet #travel ♬ original sound - Charlotte

Avioni i  tipit 'Airbus A320' po fluturonte nëpër disa turbulenca gjatë udhëtimit të planifikuar katër orësh, e pasagjerët patën telashe shtesë nga pasagjeri i dehur.

Pasagjeri kishte bërtitur vazhdimisht se piloti është “mbeturinë”, dhe se ishte nisur për ta marrë kontrollin e avionit që po fluturonte mbi 10 metra lartësi.

Duke parë tërë këtë situatë kaotike, piloti bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtarë të Mynihut, vetëm pas një orë e 44 minutave.

Aty është futur policia gjermane që e prangosën pasagjerin dhe e larguan nga avioni, derisa pasagjerët e tjerë duartrokasin për veprimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco