VIDEO/ Krisma para konsullatës izraelite në Mynih, vritet një person

VIDEO/ Krisma para konsullatës izraelite në Mynih, vritet një person

10:27, 05/09/2024

Mediat gjermane raportojnë se janë dëgjuar krisma të shumta pranë konsullatës izraelite në Mynih.

Sipas BILD, policia thotë se ka vrarë personin e dyshuar.

Deri më tani nuk flitet për të dyshuar të tjerë.

Ngjarja pranë Qendrës për Dokumentimin Nazist vjen pikërisht në përvjetorin e sulmit terrorist të vitit 1972.

Në mediat sociale janë publikuar edhe pamjet ku dëgjohen krismat e shumta.

Mendohet se një person me armë zjarri ka qëlluar disa herë, ndërkohë që oficerët e policisë kanë kthyer zjarrin duke e vrarë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco