Hamasi merr përgjegjësinë e sulmeve në Bregun Perëndimor

Hamasi merr përgjegjësinë e sulmeve në Bregun Perëndimor

13:20, 02/09/2024

Krahu i armatosur i Hamasit, brigadat al-Qassam, ka marrë përgjegjësinë për dy sulme që ndodhën në Bregun Perëndimor të premten.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë këtë mëngjes, Hamasi tha se kreu sulmin me dy makina në zonën e Gush Etzion.

Sipas zyrtarëve të Izraelit, dy terroristë që besohet se kanë kryer sulmet, janë vrarë në vendngjarje.

Dhuna në Bregun Perëndimor, e cila është tashmë në rritje para luftës Izrael-Hamas në Gaza, është përshkallëzuar me sulme të shpeshta të ushtrisë ndaj grupeve militante, sulme nga kolonët hebrenj në fshatrat palestineze dhe sulme vdekjeprurëse palestineze në rrugë.

Kujtojmë se lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza i ka marrë jetën mijëra personave, kryesisht civilë palestinezë, që nga nisja e përplasjeve në 7 tetor të vitit të shkuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco