Tronditje në Gjermani, e djathta ekstreme drejt fitores së parë që nga Lufta e Dytë Botërore! Exit poll-et rendisin AfD-në në krye gjatë zgjedhjeve lokale në Turingi

Tronditje në Gjermani, e djathta ekstreme drejt fitores së parë që nga Lufta e Dytë Botërore! Exit poll-et rendisin AfD-në në krye gjatë zgjedhjeve lokale në Turingi

19:28, 01/09/2024

Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është në rrugën e fitores së zgjedhjeve lokale në Turingi, sipas exit poll-eve.

 AfD do të fitojë 30.5% të votave, thotë exit poll për transmetuesin publik ARD, gjashtë pikë përpara CDU-së konservatore dhe shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë.

Nëse rezultatet paraprake konfirmohen, kjo do t’i jepte të djathtës ekstreme fitoren e parë në Parlament që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse nuk ka gjasa të jetë në gjendje të formojë një qeveri në Turingi, raporton BBC.

 AfD është gjithashtu afër CDU-së konservatore në zgjedhjet në Saksoni. Sondazhi rendit CDU-në me 31.5% dhe AfD-në me 30% në Saksoni, përsëri shumë përpara tre partive që drejtojnë qeverinë kombëtare.

Kandidati kryesor i AfD-së në Turingi, Björn Höcke, është një figurë shumë e diskutueshme në Gjermani.

Partia e tij është cilësuar si ekstremiste e krahut të djathtë dhe ai është gjobitur për përdorimin e një slogani nazist, megjithëse ish-mësuesi i historisë mohon ta bëjë këtë me vetëdije.

Rezultatet në Saksoni dhe Turingi pritet të jenë katastrofike për tre partitë në pushtet në koalicionin e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz në Berlin, një vit përpara se Gjermania të mbajë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco