Aeroportet britanike ‘mbushen’ me kanabis, shpërndarësit mashtrohen nga trafikantët

Aeroportet britanike ‘mbushen’ me kanabis, shpërndarësit mashtrohen nga trafikantët

13:09, 28/08/2024

Qindra transportues kanabisi janë kapur në përpjekje për të kontrabanduar valixhe të mbushura me drogë nëpër aeroportet britanike.

Ata po mashtrohen nga trafikantët duke menduar se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar janë me ligje më të buta ndaj kanabisit dhe do t'i lënë ata vetëm me një gjobë, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Një burrë që zbarkoi nga Los Anxhelosi me 158 kilogramë drogë të klasit B, të vendosura në çantat e tij dhe të fëmijëve, me një vlerë prej 1 milion paund - u burgos për më shumë se tre vjet në muajin korrik.

Njëmbëdhjetë pasagjerë britanikë nga Tajlanda u arrestuan këtë muaj në aeroportin e Birminghamit kur zyrtarët e Forcave Kufitare gjetën 510 kilogramë kanabis në çantat e tyre.

Charles Yates, zëvendësdrejtori i agjencise kombetare te krimit, tha:

"Është shumë e pacipë. Korrierët thjesht po ecin nëpër aeroporte me valixhe plot me kanabis, duke menduar se nuk do të zbulohen dhe se do të marrin thjeshtë një gjobë. Realiteti është shumë i ndryshëm dhe ne po bëjmë shumë arrestime dhe po shohim korrierë të shkojnë në burg. Shifrat janë rritur në mënyrë dramatike në dy vitet e fundit."

Në vitin 2022 ka pasur 17 arrestime të tilla, 136 vitin e kaluar dhe tashmë këtë vit janë 378 deri më tani. Në të njëjtën periudhë sasia e kanabisit të sekuestruar është rritur nga dy në 15 ton.

Shumica e korrierëve, të cilët mund të paguhen deri në 10,000 £ nga bandat e krimit, po vijnë nga vende që kanë legalizuar kanabisin për përdorim personal dhe po lejojnë kultivimin.

Midis dhjetëra vendeve janë Kanadaja, Tajlanda, Gjermania dhe dissa vende të Shteteve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco