Hamas: Netanyahu po vendos kushte të reja për të sabotuar negociatat

Hamas: Netanyahu po vendos kushte të reja për të sabotuar negociatat

20:53, 18/08/2024

“Pasi dëgjuam ndërmjetësit për atë që ndodhi në bisedimet në Doha, ne ishim të sigurt se Netanyahu ende po paraqet pengesa për arritjen e një marrëveshjeje”. Kjo ishte deklarata e Hamas, e transmetuar së fundmi nga mediat.

 “Netanyahu po vendos kushte të reja për të sabotuar negociatat, duke përfshirë mbajtjen e kontrollit mbi Korridorin e Filadelfias, Kalimin Rafah dhe Korridorin Netzarim”, pretendon Hamasi, duke shtuar se kërkesat e reja nuk plotësojnë kushtet e tij në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve.

 “Netanyahu mban përgjegjësi të plotë për prishjen e marrëveshjes,” përfundon ai.

Sakaq sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael, në kuadër të një vizite në Lindjen e Mesme për të çuar më tutje përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza mes Izraelit dhe Hamas.

Negociatorët nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Doha të premten, për të rinisur bisedimet në javën e ardhshme.

Tensionet janë rritur në rajon në javët e fundit, pasi një sulm me raketë për të cilin fajësohet Hezbollahu vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Izraeli u përgjigj me vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në periferi të Bejrutit.

Hezbollahu është zotuar të hakmerret kundër Izraelit, ashtu si edhe Irani për vrasjen në Teheran të shefit politik të grupit palestinez Hamas, Ismail Haniyeh./ ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco