Kremlini ‘pret urat’ për bisedimet me Kievin: Nuk ka negociata të tërthorta

Kremlini ‘pret urat’ për bisedimet me Kievin: Nuk ka negociata të tërthorta

20:08, 18/08/2024

Rusia mohoi të dielën se ofensiva e Ukrainës në rajonin e Kurskut ka prishur bisedimet indirekte me Kievin për përfundimin e sulmeve ndaj objektivave të energjisë, duke thënë se nuk ka pasur bisedime për objektet e infrastrukturës civile.

Uashington Post raportoi të shtunën se Ukraina dhe Rusia ishin vendosur të dërgonin delegacione në Katar këtë muaj për të negociuar një marrëveshje historike për t’i dhënë fund sulmeve në infrastrukturën energjetike nga të dyja palët ndërluftuese.

The Post raportoi se marrëveshja do të ishte një armëpushim i pjesshëm, por bisedimet u prishën nga inkursioni i Ukrainës në territorin rus.

“Askush nuk ndërpreu asgjë sepse nuk kishte asgjë për të ndërprerë,” tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë për raportin e medias amerikane.

“Nuk ka negociata të drejtpërdrejta apo të tërthorta midis Rusisë dhe regjimit të Kievit për sigurinë e objekteve të infrastrukturës kritike civile (përfshirë civilët).

The Post raportoi se zyra presidenciale e Ukrainës tha se samiti i Dohas u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe do të mbahej përmes video-konferencës më 22 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco