Përplasja e dy jet skive rezulton fatale për italianin, 19-vjeçari ndërron jetë në spital

Përplasja e dy jet skive rezulton fatale për italianin, 19-vjeçari ndërron jetë në spital

16:00, 18/08/2024

Përplasje dy jet ski-ve ka rezultuar fatale për 19-vjeçarin italian, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

I riu është transportuar në spitalin Rajonal të Shkodrës pas përplasjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

Aksidenti ujor është regjistruar në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se shkaku kanë qenë manovrat e gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e e përplasjes, ka mbetur i plagosur njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco