Dyshime për akt sabotimi me ujin në Gjermani, të prekur 10 mijë persona

Dyshime për akt sabotimi me ujin në Gjermani, të prekur 10 mijë persona

09:00, 16/08/2024

Një tjetër dyshim për sabotim në ujësjellësin në qarkun Euskirchen në Gjermani.

Autoritetet njoftojnë banorët të mos e përdorin ujin e pijshëm si zakonisht.

Automjete të zjarrfikësit kanë lëvizur në zonat e prekura duke njoftuar qytetarët të mos e përdorin hë për hë ujin për të pirë, për dush apo për përgatitjen e ushqimit. Uji lejohet të përdoret vetëm për tualetet, shkruan dw.

Me gjasë është prekur qyteti Mechernich. Aty duket të panjohur kanë pasur qasje në sistemin e ujit të pijshëm të qytetit.

Në një njoftim për shtyp të zyrës së bashkisë së qytetit, thuhet, se një gardh në territorin e sistemit të ujit të pijshëm, territor i Bundeswehrit është prerë. Vetë cisterna e ujit është e paprekur. Paralajmërimi për mospërdorimin e ujit të pijshëm është një masë kujdesi.

Gjatë paradites priten rezultatet e analizave. Në Gjermani është ngritur një shtab krize për këtë rast, por deri sa të ketë plotësisht siguri do të duhen deri dy ditë. Nga rezervat e ujit të Bundeswehrit furnizohen qytete si Mechernich, Strempt, Roggendorf, Breitendene e qytete të tjera, dhe kazerma e Bundeswehrit në Mechernich. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco